Sporti

Zyrtare: Shpëtim Idrizi emërohet kryetrajner i KFF Mitrovica!

06/05/2025 14:29
nga:Lorik J

Klubi i Futbollit të Femrave, Mitrovica ka emëruar Shpëtim Idrizin si trajner të ri të skuadrës.

Emërimi u zyrtarizua sot në prani të kryetarit Hajrullah Haxhiu dhe menaxheres Donika Syla.

Idrizi, i njohur si “Shputa”, vjen me përvojë të gjatë si lojtar dhe trajner te KF Trepça ’89.

Ai pritet të udhëheqë ekipin drejt objektivave në Ligën e Kampionëve dhe në garën për titullin e shtatë kampion në Kosovë.