Lajme

Arifi: Totalisht i gabuar propozimi i LVV-së për mbajtje të dy palë zgjedhjeve në një ditë

06/04/2025 21:48
nga:G B

Avokati Qendrim Arifi tha se është totalisht i gabuar propozimi i Vetëvendosjes për t’i mbajtur dy palë zgjedhje në një ditë.

Në “Rubikon” në Klan Kosova, Arifi tha se presidentes i takon ta përzgjedh datën e përafërt, derisa shtoi se data që propozon presidentja mund edhe të sfidohet.

“Në momentin që prodhohet dekret, dekretet e presidencës mund të sfidohen në Gjykatën Kushtetuese, ka subjekte që mund ta konsiderojnë si cenim i organizimit të tyre, apo çfarëdo qoftë ajo. Mirëpo është problem që të ketë sukses ky sfidim sepse nuk varet nga dëshira ose qëndrimi i vetëm një subjekti politik”, tha Arifi.

ARifi renditi edhe arsyet se pse sipas tij është gabim të mbahen dy palë zgjedhje në një ditë.

“Përveç që e përjashtoj si opsion real, do të ishte e dëmshme për demokracinë që kemi kriju. Mendoj që do të devijohej vullneti qytetar. E para për çështje të hamendësimit krejt praktik, qytetarët kur votojnë në një palë zgjedhje bëjnë gabime, dhe nëse komplikohen dy proceset do të ishte më e lartë. Tre flet votime do t’i kishin”, vijoi Arifi.