Lajme

Temperaturat të mërkurën deri në 31 gradë Celsius

06/03/2025 23:14
nga:Sh R

Nesër, e mërkurë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, kryesisht përreth relievit malor.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë Celsius.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme.