Liverpooli ka rënë dakord të shesë portierin Kelleher te Brentford në një transferim me vlerë 21 milionë euro, duke përfshirë bonuset. Megjithatë, Liverpool nuk do të marrë të gjitha paratë nga transferimi, pasi duhet t’i paguajë 20 përqind klubit nga i cili erdhi Kelleher.
Klubi nga i cili erdhi Kelleher te Liverpooli është Ringmahon Rangers, një klub irlandez i divizionit të tretë. Futbolli i klubeve në Irlandë nuk është aq i zhvilluar sa në Skoci dhe veçanërisht në Angli, kështu që Ringmahon është një klub i vogël amator për të cilin 20 përqindëshi do të jetë një shumë e madhe parash.
Bëhet fjalë për rreth tre milionë euro, dhe nëse realizohen bonuse nga vlera e plotë e transferimit, Ringmahon mund të fitojë mbi katër milionë.
Mediat irlandeze tani po shkruajnë se ky transferim do ta “sigurojë klubin financiarisht për dekada të tëra”.
/GazetaBlic Sport


