Ukraina dhe Rusia kanë rënë dakord të shkëmbejnë nga një mijëtë burgosur secila, ka deklaruar Volodymyr Zelensky.
Duke folur në një konferencë të re për shtyp, presidenti ukrainas tha se të dyja palët do t’i japin njëra-tjetrës lista me personat që duan t’i përfshijnë në një shkëmbim të planifikuar të të burgosurve të luftës javën e ardhshme.
Gjithashtu, ekziston mundësia që të shkëmbehen edhe 200 të burgosur të tjerë.
Ai theksoi se palët janë dakorduar edhe për kthimin e trupave të ushtarëve të vrarë, por kjo do të kërkojë përgatitje të kujdesshme.
Zelensky shtoi gjithashtu se negociatorët ukrainas i dorëzuan palës ruse një listë me afro 400 fëmijë që Ukraina kërkon të kthehen në shtëpi, por delegacioni rus pranoi të punojë vetëm për kthimin e 10 prej tyre./Klankosova.tv


