Sporti

Teksa Luis Enrique po fliste për vajzen e tij të ndjerë, gazetarja italiane nuk mund t’i ndalte lotët

06/01/2025 09:22
nga:Lorik J

“Ti jeton, ti vdes, çdo gjë tjetër shihet më vonë. Xana është gjithmonë me mua, nëse fitojmë apo humbasim, asgjë nuk ndryshon dhe jam i lumtur që e kam përjetuar”, këto ishin fjalët e Luis Enriques në intervistën e dhënë për Sky Sport pas fitores në Ligën e Kampionëve.

Kujtimi i vajzës së tij, e cila ndërroi jetë në moshën 9 vjeçare nga një sëmundje e rëndë.

Kjo deklaratë e trajnerit e preku gazetaren Federica Masolin, fytyrën e Champions të transmetuesit satelitor italian, e cila nuk mundi t’i fshihte lotët.

/GazetaBlic Sport