Lajme

Nis seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës

05/31/2025 11:00
nga:Sh R

Kuvendi i Kosovës ka nisur sot seancën konstituive, në përpjekjen e 24-të për formimin e tij.

Seanca po shoqërohet me kundërshtime nga opozita, e cila refuzon propozimin e kryesuesit Avni Dehari për votim të fshehtë në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Pavarësisht tensioneve, procesi është në vazhdim.

Në seancat e fundit, kryesuesi i saj, Avni Dehari ka propozuar votim të fshehtë për kryetarin e Kuvendit. Nga LVV kanë thënë se me këtë formë votimi, Haxhiu do të votohej edhe nga disa deputetë të partive opozitare nga legjislatura e kaluar.

Ambasadori BE-së në Kosovë, ai i Gjermanisë dhe Francës, u kanë bërë thirrje partive politike që të formojnë institucionet sa më parë.