Lajme

KEK dhe KOSTT nëshkruajnë marrëveshje për furnizim me rrymë në kuadër të procesit të liberalizimit të tregut të energjisë

05/29/2025 19:59
nga:Y I

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) dhe Operatori i Sistemit, Transmetimit dhe Tregut të energjisë (KOSTT) kanë nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi për furnizim me energji elektrike, në kuadër të procesit të liberalizimit të tregut të energjisë në Kosovë.

Në komunikatën e lëshuar për media thuhet se kjo marrëveshje e KEK me KOSTT ka rëndësi të veçantë për shkak të rolit strategjik që luan në tranzicionin e tregut të energjisë drejt modelit të hapur dhe konkurrues.

“Ajo përfaqëson një moment kyç në zhvillimin e sektorit energjetik në vend, duke krijuar bazat për furnizim të sigurt, efikas dhe transparent me energji elektrike.Përfaqësuesit e KEK dhe KOSTT theksuan rëndësinë strategjike të këtij bashkëpunimi, duke u zotuar për vazhdimin e koordinimit dhe zgjerimin e bashkëpunimit edhe në fusha të tjera me interes të ndërsjellë, gjithmonë në funksion të përmirësimit të qëndrueshmërisë dhe efikasitetit të sektorit energjetik në vend” thuhet në njoftim raporton “Gazeta Blic”.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme bizneset kanë bllokuar për dy orë hyrjet e Prishtinës në shenjë proteste për liberalizimin e tregut të energjisë.

/Gazeta Blic/

Përfundon protesta e bizneseve, zhbllokohen hyrjet e Prishtinës