Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka dhënë tre emra për të cilët partia e tij i voton për pozitën e kryetarit të Kuvendit.
Ndonëse përflitet se emër i mundshëm mund të jetë edhe Fatmir Limaj, Haradinaj tha se ende nuk kanë marrë vendim sa i përket votimit të tij.
“Kemi dhënë zgjidhje e kemi bë pa kundërvlerë. Kemi propzu tre emra që i votojmë, Saranda Bogujevci, Shqipe Selimi, Glauk Konjufca. Keta tre i votojmë. Sa i përket emrit të Limajt nuk kemi ndonjë qëndrim të tillë. Kush me kë takohet nuk është interesim i imi. Interesim është me zgjedh kryetarin e kuvendit. Nëse na japin këta emra, sot e kishim votu”, tha Haradinaj pas përfundimit të seancës.


