Lajme

Aksident me fatalitet te Mbikalimi i Patokut

05/29/2025 08:37
nga:Sh R

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në orët e para të mëngjesit në vendin e quajtur si Mbikalimi i Patokut në Shqipëri.

Siç raporton A2CNN, një makinë, ende e paidentifikuar, ka përplasur për vdekje shtetasin F. H., 59 vjeç, i cili ishte duke kaluar rrugën.

Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendngjarja së bashku me automjetin, teksa policia po heton për identifikimin e tij.