Il Corriere dello Sport raporton se Napoli ka arritur një marrëveshje verbale me futbollistin kanadez, Jonathan David.
Sulmuesi i Lille, David, thuhet se ka arritur një marrëveshje verbale me kampionët e sapokurorëzuar të Serie A, Napolin, transmeton GazetaBlic Sport.
David do të bëhej nënshkrimi i dytë i verës për Napolin, duke pasur parasysh se Kevin De Bruyne pritet gjithashtu të bashkohet me napoletanët si agjent i lirë pas përfundimit të kontratës së tij me Manchester Cityn.
Kontrata e tij me Lille skadon më 30 qershor, por edhe nëse ai është teknikisht i disponueshëm si agjent i lirë, blerja e tij mund të jetë më e shtrenjtë se 30 milionë euro për shkak të bonuseve të nënshkrimit dhe tarifave të agjentëve.
/GazetaBlic Sport/


