Lajme

54 aksidente trafiku gjatë 24-orëve në vend

05/28/2025 10:28
nga:Sh R

Policia e Kosovës brenda 24-orëve ka shqiptuar mbi 2 mijë e 193 gjoba trafiku në vend.

Në raportin e policisë bëhet e ditur se gjithashtu kanë ndodhur 54 aksidente, përfshirë 21 aksidente me të lënduar dhe 33 me dëme materiale.

Njëherësh janë arrestuar 19 persona si dhe 15 janë dërguar në mbajtje.