Lajme

Njohësi i çështjeve juridike: Nëse 60 ditë pas çertifikimit të zgjedhjeve, nuk konstituohet Kuvendi, deputetët duhet të dorëzojnë mandatet !

05/27/2025 20:33
nga:Y I

Sot ka dështuar për herë të 22-të të konstituohet Kuvendi i Kosovës.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ka hedhur sërish në votim për formimin e Komisionit për votim të fshehtë, i cili s’pati kourum.

Albulena Haxhiu vazhdon të jetë propozim i VV-së për kryeparlamentare edhe pse deri tani nuk i ka siguruar votat e nevojshme.

Në lidhje me ngërçin e krijuar në Kuvend ka folur për “Gazeta Blic” njohësi i çështjeve juridike, Blerim Burjani.

Burjani ka treguar se çfarë parasheh ‘Neni 66’ për kete situatë.

“Kuvendi i Kosovës zgjidhet me mandat katërvjeçar, duke filluar nga dita e seancës konstituive, që mbahet brenda tridhjetë (30) ditësh nga dita e shpalljes zyrtare të rezultateve të zgjedhjeve. Presidenti i Republikës së Kosovës e thërret seancën e parë të Kuvendit. Në rast se Presidenti i Republikës së Kosovës nuk është në gjendje të thërrasë seancën e parë, Kuvendi mblidhet pa pjesëmarrjen e Presidentit”

Burjani tha se 48-orëshi i mbajtjes së seancave konstituive nuk përmendet në Kushtetutë por në rregullore.

Ai tha se ‘Kuvendi ka berë interpretim autentik të 48 orëshit dhe se kjo nuk është e pranushme për parimet interpretative të Kushtetutese’

“48 orëshi konstitutiv nuk përmendet në Kushtetutë por në rregullore. Kuvendi ka berë interpretim autentik të 48 orëshit, kjo nuk është e pranushme për parimet interpretative të Kushtetutese apo ndonjë akti. Juridikisht nuk pranohet qe organi që ka nxjerr aktin ta interpretoj si të doj vet, pra dikush tjeter si Gjykata bën intepretim, Gjykata Kushtetuese nuk interpreton rregullore të punës, Gjykata se ka këte mandat”

Burjani tha se nëse 60 pas datës së çertifikimit të zgjedhjeve nuk konstituohet, Kuvendi , atëherë deputetët individualisht duhet të dorëzojnë mandatet në KQZ.

Pas kësaj situate, sipas Burjanit, kompetencat shkojnë te presidentja për te shpallë zgjedhjet e jashtzakonshme.

“Gjykata mund të interpretoj vetëm parimet kushtetuese, pra unë po bej intepretimin tim bazuar në interpretimin sistematik, logjik dhe evolutiv, nuk ka ka norma që nuk zbatohet , pasi qe normat kushtetuese dhe ligjore zbatohen ose vullnetarisht ose me sanksione. Në këtë situatë bllokade sanksioni mund te jetë shpallja e zgjedhjeve të jashtzakonshme, pra mos-konstituimi është mos zbatim i akteve. Nga dita e thirrjes se seances konstituive, afati është 30 dite apo 60 dite nga dita e certifikimit të zgjedhjeve nga KQZ. Kjo nënkupton që me se largu 60 dite pas zgjedhjeve duhet të konstituohet Kuvendi. Nese kjo nuk ndodh, ateherë deputetet në mënyrë individuale të dorezojnë mandatet në KQZ ku është bërë certifikimi i rezultateve per deputet.Ne ketë situatë partit nuk duhet të bejnë zëvendesimin me deputet te ri  dhe keshtu kompetencat shkojnë te presidentja për te mbledhe partitë për te shpallë zgjedhje të jashtzakonshme” tha Burjani në intervistën e dhënë për “Gazeta Blic”.

Blerim Burjani- Njohës i çështjeve juridike!

/Gazeta Blic/