Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj ka komentuar aksionin simbolik i cili është zhvilluar para Kuvendit të Kosovës për shkak të seancave të shumta të dështuar për disa javë me radhë.
Ai tha se shoqëria civile ka të drejtë të organizojë aksione të tilla por sipas tij, VV-ja nuk është bllokuese.
“Shoqëria civile ka të drejtë të organizojë aktivitete dhe aksione të tilla, është në përgjegjësinë e tyre, ju i dini qëndrimet tona. Nuk jemi ne bllokuesit, përkundrazi sipas Kushtetueses kjo e drejt na takon neve, i kuptojmë simulimet e tilla. Ky është zë i qytetarëve”, tha Rexhaj, njofton Klankosova.tv.


