Sporti

Rrahmani e Asllani titullar në ndeshjet e titullit, vetëm njëri prej tyre do të festojë në fund

05/23/2025 19:51
nga:Mergim Rreci

Sonte, Serie A do të ketë skuadrën kampione për edicionin 2024/2025.

Napoli dhe Inter luajnë ndeshjet finale, ndaj Cagliarit, respektivisht Comos, shkruan GazetaBlic Sport.

Skuadra e Antonio Contes ka një pikë më shumë në renditjen tabelare dhe nëse fiton sonte, do të jetë zyrtarisht skuadër kampioine. Megjithatë, një dështim i Napolit dhe një fitore e Interit, do t’i bënte Neruazzurët kampionë.

Ja formacionet zyrtare nga dy takimet:

Como: Reina; Vojvoda, van der Brempt, Smolcic, Alex Valle; Caqueret, Perrone, Da Cunha; Paz, Douvikas, Strefezza

Inter: Sommer; Bisseck, De Vrij, Carlos Augusto; Darmian, Calhanoglu, Asllani, Dimarco; Correa, Zalewski; Taremi


Napoli: Meret; Di Lorenzo, Rrahmani, Olivera, Spinazzola; Politano, Anguissa, Gilmour, McTominay; Raspadori, Lukaku

Cagliari: Sherri; Zappa, Mina, Luperto; Zortea, Makoumbou, Adopo, Deiola, Augello; Viola, Piccoli

/GazetaBlic Sport/