Sporti

Christian Romero, më i miri i finales së Europa League

05/21/2025 23:25
nga:Mergim Rreci

Tottenham e ka fituar finalen e madhe dhe trofeun e Europa League.

Skuadra nga Londra ka triufmuar ndaj skuadrës tjetër angleze, Manchester United, shkruan GazetaBlic Sport.

Ky është trofeu i parë evropian pas 41 vitesh për skuadrën e Tottenham, e cila do të luajë në Ligën e Kampionëve në edicionin tjetër.

Rezultati përfunditmar i kësaj sfide ishte 1 me 0, me Brennan Johnson që shënoi golin e vetëm.

Megjithatë, më i miri i ndeshjes u shpall Christian Romero, i cili tregoi autoritet dhe përgjegjësi në fushë.