Amad Diallo dhe Patrick Dorgu kanë folur për ndeshjen finale të Ligës së Evropës midis Man United dhe Tottenham që luhet nesër nga ora 21:00.
Amad tha: “Mendoj se një klub si United duhet të luajë në Ligën e Kampionëve çdo vit. Është një klub i madh: meriton të luajë në Evropë çdo vit.
“E dimë që nëse e fitojmë këtë trofe, do të luajmë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, kështu që do të përpiqemi të japim më të mirën e mundshme për ta fituar këtë trofe.”
Dorgu shtoi: “Duam të fitojmë. Duam të fitojmë një trofe. Dhe për mua, është finalja ime e parë. Sigurisht, është një emocion të luash finalen tënde të parë dhe shpresojmë ta fitojmë atë.”
/GazetaBlic Sport


