Prishtina e Re e fitoi titullin e kampionit në Ligën e Parë dhe edicionin e ardhshëm do të luajë për herë të parë në histori të klubit në Superligën e Kosovës në futboll.
Një nga lojtarët më të dëshmuar tek ekipi nga Hajvalia ishte mesfushori Lis Behrami, i cili shkëlqeu nën urdhërat e trajnerit Elon Berisha.
22 vjeçari thotë se është shumë i lumtur për arritjen e objektivit me klubin e tij, teksa shprehet i kënaqur me paraqitjet e tij në sezonin që lamë pas.
Behrami thotë se atmosfera brenda klubit dhe profesionalizmi ishin faktorët kyç të inkuadrimit në Superligë.
Ndërtimi i stadiumit në Hajvali mund të jetë një pikë shtyse për ekipin e Prishtinës së Re në futbollin elitar, teksa këtë e pohon edhe Behrami.
Në fund, Behrami lavdëron shumë trajnerin Elon Berisha dhe veçon disa nga ndeshjet më të mira të tij në edicionin 2024/25.


