Në lagjen Dardania të Fushë-Kosovës, kudo shihen nëna që me karroca të fëmijëve të tyre detyrohen të dalin në rrugën e dedikuar për vetura, ngase në trotuare e kanë të pamundur të lëvizin.
Kështu, nënat thonë që po rrezikohet jeta e tyre dhe e fëmijëve të tyre, raporton Kiks Kosova.
Njëri pensionist ishte i indinjuar me kushtet infrastrukturore të qendrës së qytetit të Fushë-Kosovës, ku kurrë nuk ka se nga të ecë.
Disa qytetarë i kanë sugjeruar Komunës që të krijojë parkingje.
Sipas tyre, tarracat e dala në rrugë nga bizneset poashtu po pamundësojnë lëvizjen nëpër trotuare.
Për gjitha problemet që kanë, ndriçimin e kanë harruar ngase thonë se është bërë luks për ta.
Ata i bëjnë thirrje komunës që të lirojë hapësirat publike e të ndërtojë trotuarin.


