Lajme

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe uron Ramën: Zgjerojmë bashkëpunimin

05/14/2025 11:32
nga:G B

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zayed Al Nahyan, ka uruar Kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në mesazhin e tij, ai shpreh besimin për zgjerimin e bashkëpunimit në të ardhmen.

“Përgëzime të sinqerta kryeministrit Edi Rama për rezultatin e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri. Marrëdhëniet mes Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Shqipërisë kanë parë një rritje të fortë vitet e fundit dhe jam i bindur se së bashku do të mund të vazhdojmë të zgjerojmë bashkëpunimin dhe të promovojmë zhvillimin e mëtejshëm në dobi të vendeve dhe popujve tanë”, thuhet në mesazhin e Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zayed Al Nahyan.