Lajme

Fantastike: Shqipëria kualifikohet në finale të Eurovisionit

05/13/2025 23:21
nga:Lorik J

Shqipëria e ka siguruar finalen në festivalin e këngës, Eurovision.

Shkodra Elektronike kishte një paraqitje fantastike sot në gjysmëfinalen e parë dhe “Zjerm” mori votat e mjaftueshme për të kaluar në finalen e madhe, shkruan GazetaBlic.

Shqipëria ishte vendi i dytë që siguroi finalen e madhe.

‘Zjerm’ nga Shkodra Elektronike po pëlqehet jashtëzakonisht shumë nga audienca në këtë Eurovision.

/GazetaBlic