Lajme

Abdixhiku konfirmon pjesëmarrjen në takim me presidenten Osmani

05/12/2025 16:47
nga:Genita C

Lumir Abdixhiku, kreu i LDK-së, do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga Presidentja, Vjosa Osmani.

Lajmin për GazetaBlic e ka konfirmuar zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa.

“Po, e kemi pranuar ftesën dhe kryetari Abdixhiku do të marrë pjesë në takim”, tha Mustafa.

Ndryshe, edhe PDK dhe AAK kanë konfirmuar se do të marrin pjesë në këtë takim.

Kujtojmë se, Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, u ka dërguar ftesat partive politike, për një takim më 15 maj.

Lajmin e ka konfirmuar Bekim Kupina, këshilltar për Media i presidentes.

“Presidentja Osmani do të fillojë një seri konsultimesh rreth çështjes së konstituimit të Kuvendit nga data 15 maj. Ftesat tashmë janë dërguar për takimet e para dhe po presim konfirmimet”, ka thënë Bekim Kupina, këshilltar për Media.

Ramush Haradinaj i thotë “PO” takimit me presidenten Osmani

Krasniqi do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga Presidentja Osmani