Lajme

Rama flet me Thaçin: Telefonata e vëllaut tim Hashim ishte tejet prekëse

05/12/2025 13:56
nga:G B

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë të ditur se gjatë ditës së hënë ka folur në telefon me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, i cili aktualisht gjendet në paraburgim në Hagë.

Përmes postimit në Facebook, Rama thotë se telefonata me Thaçin ishte tejet prekëse.

“Telefonata e vëllaut tim Hashim ishte tejet prekëse dhe Komandanti ishte në formën e vet më të mirë”, ka shkruar Rama ndër të tjera.