Sporti

Zyrtare: Drenica kampione e Grupit A, rikthehet në Superligë

05/10/2025 17:52
nga:Mergim Rreci

Drenica ka siguruar edhe matematikisht ngjitjen në Superligë.

Skuadra nga Skenderaj triumfoi me rezultat 3 me 1 në ndeshjen e sotme ndaj Istogut, shkruan GazetaBlic Sport.

Igball Jashari realizoi tre gola, duke i siguruar Drenicës një fitore, e cila e konfirmoi atë si kampione në Grupin A të Ligës së Parë.