Pakistani bëri disa përpjekje për një “fushatë dezinformimi”, thotë komandantja e Indisë, Vyomika Singh.
“Ne e vlerësojmë çdo vend adhurimi të të gjitha besimeve me respektin më të lartë”, tha ajo në konferencën për shtyp.
Singh shton se “asnjë vend fetar nuk është shënjestruar nga forcat e armatosura indiane” – ndërsa hedh poshtë pretendimet pakistaneze se xhamitë u goditën gjatë luftimeve.
Pakistani ka pësuar humbje si në tokë ashtu edhe në sipërfaqe – ka pasur dëme në bazat ajrore në Pakistan dhe në infrastrukturën ushtarake, shton Singh, shkruan BBC.


