Lajme

Edona Llalloshi me selfie nga Kuvendi: “Për artin e kulturën po bëhet mirë e për Kosovën edhe ma mirë…”

05/09/2025 11:57
nga:Y I

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Edona Llalloshi, ka publikuar një selfie nga ambientet e Kuvendit para nisjes së seancës konstituive .

Në foto, ajo shfaqet pranë kryetarit të partisë, Albin Kurti, dhe kolegëve të saj deputetë.

Llalloshi, e ka shoqëruar postimin me mbishkrimin: “Për artin-kulturën po bëhet mirë, e për Kosovën edhe më mirë…”.

Kujtojmë se Kuvendi tash e disa javë mbetet në ngërç për shkak të mos-dakoordimit për zgjedhjen e kryeparlamentarit.