Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur pak para fillimit të seancës konstituive të Kuvendit.
Haradinaj foli edhe në lidhje me ftesën për konsultime që mund t’iu vijë nga Presidentja Osmani.
“Nuk e di në cilin format mund të na fton Presidentja. Kemi mirëprit edhe idenë e Abdixhikut, ekziston edhe propozim ynë për qeveri të opozitës” tha Haradinaj.
Ndërsa në lidhje me çfarë po ndodh që pas zgjedhjeve në seancat e Kuvendit, ai tha se do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese.
“Ne veçse e kemi përgatitur një kërkesë për vlerësim. Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese me kërkesë për vlerësim të kushtetutshmërisë të vendimeve që janë marrë në Kuvend. Si rasti i mosformimit të Komisionit për votimin e fshehtë dhe të gjitha vendimet paraprake bazuar në procesverbalin e seancave. Sot jemi në konsulta edhe me PDK-në dhe LDK-në në mënyrë që 10 deputetë t’i drejtohemi Gjykatës. Të gjitha vendimet e Kuvendit veç e veç si për mënyrën e votimit, për ndërprerjen, si për situatën e mosnxjerrjes në votim të kandidatit, ardhja në seancë e të gjitha këto” tha Haradinaj raporton “Gazeta Blic”


