Lajme

Ndodh për herë të parë në histori: Publikohen pamjet që tregojnë se çfarë ndodhi pas dyerve të mbyllura në Konklavë

05/09/2025 08:48
nga:Y I

Kardinali Robert Prevost u zgjodh mbrëmë ‘Papa Leo XIV’, pas tentimit të tretë për të vendosur Papën e ri.

Si i pari amerikan që bëhet Papë, me ardhjen e Prevost është krijuar edhe një precedent tjetër.

Vatikani ka shpërndarë për herë të parë në histori pamjet nga brenda konklavës pasi Prevost u zgjodh pasardhës i Papa Françeskut.

Pamjet tregojnë Papën duke përqafuar me 133 kardinalët që e zgjodhën atë si udhëheqës të Kishës Katolike.

Një moment veçanërisht prekës është kur Papa Leo XIV drejton lutjen me kardinalët dhe më pas gjunjëzohet në lutje të heshtur në ‘prie-dieu’, gjë që tërhoqi vëmendjen e shumë njerëzve.