Lajme

Parashikimi i motit për sot

05/09/2025 07:05
nga:Y I

Më shumë vransira kalojnë mbi vend ditën e premtë, që mund të shoqërohen me ndonjë rigë lokale shiu.

Duke shkuar orëve të mbrëmjes vransirat fillojnë të shtohen, e më vonë paraqiten dhe reshje të dobëta shiu, me gjasë më nga pjesë jugore të vendit.

Era ndryshon drejtimin në verilindore, dhe frynë e lehtë dhe mesatare 3-6m/s. Orëve të mbrëmjes arrinë hove deri në 10m/s.

Temperaturat maksimale shkojnë deri në 18C e 21C. Minimalet në mëngjes zbresin në 5C e 7C.