Lajme

Dukagjini publikon përgjimet: Hysri Selimi në shërbim të BIA-s serbe për radikalizëm fetar në Kosovë

05/08/2025 22:51
nga:G B

Hysri Selimi, i arrestuar më 6 maj nga autoritetet e Kosovës, është duke u hetuar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) nën dyshimet për spiunazh dhe bashkëpunim të drejtpërdrejtë me Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Serbisë (BIA).

Sipas të përgjimeve të siguruara nga televizioni Dukagjini, zbulojnë komunikime të drejtpërdrejta midis Selimit dhe një oficeri të BIA-s.

Këto biseda dëshmojnë një bashkëpunim të strukturuar, përfshirë raportime të detajuara për arrestime në Kosovë, lëvizje të grupeve radikale, si dhe interesimin për ndërtimin e xhamive ilegale jashtë kontrollit të Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK).

Në përgjime përmendet edhe emri i të dënuarit për terrorizëm, Zekrija Qazimi. Bisedat flasin për fuqizimin e grupit të tij.