Pas zgjedhjes së papës së ri, presidenti amerikan, Donald Trump, tha se “është shumë nder që ai është papa i parë që është amerikan”.
“”Çfarë emocioni dhe çfarë nderi të madh për vendin tonë. Mezi pres ta takojë Papë Leonin e 14-të. Do të jetë një moment shumë i rëndësishëm”, tha Trump.
Tymi i bardhë – që sinjalizon zgjedhjen e papës – u pa duke dalë nga oxhaku i Kapelës Sistine disa minuta pas orës 18:00 të 8 majit.


