Ngjarjet e ditës: 08 maj 2025
09:00
Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban takimin e rregullt të 346-të. (KGJK)
10:00
Programi i Medias, nga organizata Voice of Roma, Ashkali and Egyptians del me raportin “Vlerësimi i ndryshimit të sjelljes në raportimin e gazetarisë për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian”. (Bagolina Aktash)
11:00
Lëvizja FOL mban konferencë me rastin e prezantimit të instalacionit “FROM HERE TO ANYWHERE”, që do të mbahet me rastin e Ditës së Evropës. (Rruga “Selim Berisha”, te shkallët e “Arbërisë”, Prishtinë)
13:30
GLPS mban konferencë për aktgjykimin e Gjykatës Supreme të Kosovës lidhur me Padinë për shfuqizimin e Rregullores për Organizimin dhe Shfrytëzimin e Parkingjeve të Komunës së Prishtinës. (Zyret e GLPS-së)
18:30
Ambasada e Gjermanisë dhe Zyra e BE-së në Kosovë shënojnë përfundimin e Luftës së Dytë Botërore në Evropë dhe çlirimin e Gjermanisë. (Shtëpia e Evropës Prishtinë)


