Lajme

Vdes një grua pasi ra nga një objekt në Fushë Kosovë – Policia jep detaje

05/06/2025 17:24
nga:G B

Një grua ka humbur jetën pasi ka rënë nga një objekt në Fushë Kosovë, raporton Gazeta Blic.

Lajmin për Gazeta Blic e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës.

Ajo tha se vdekja po hetohet nga policia dhe prokurori i shtetit.

“Rreth orës 16:20, kemi pranuar informatën se një person (femër) ka rënë nga një objekt në rrugën “Tahir Zemaj”, në Fushë Kosovë dhe e njëjta ka vdekur. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje. Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, tha Ahmeti për Gazeta Blic.

 

Bie nga lartësia e një ndërtese një person në Fushë Kosovë