Lajme

A do të ketë ftesë për PDK-në, nëse LDK-ja refuzon -Flasin nga Vetëvendosje

05/05/2025 11:29
nga:Genita C

Hekuran Murati i VV-së, ka komentuar lidhur me ftesën që Kryeministri Albin Kurti i bëri liderit të LDK-së, Lumir Abdixhikut, për një koalicion, raporton GazetaBlic.

Ai ka shprehur dyshime se një ftesë e ngjashme mund të bëhet për PDK-në.

Murati ka theksuar se aktualisht janë duke pritur përgjigjen e LDK-së, ndërsa ka shtuar se opsionet janë të qarta: ose do të gjendet një mënyrë për të avancuar përpara, ose dakordim për konstituim që më pas do të çojë në mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

“Nuk besoj që do të ketë letër të tillë, po presim njëherë se cila do të jetë përgjigja e LDK-së, por gjithsesi opsionet janë këto: ose duhet të gjejmë një mënyrë se si të ecim përpara, ose dihet që janë se mund të ketë një dakordim për konsituim, pastaj shpërndarje të Kuvendit dhe të shkohet në zgjedhje”, tha Murati.

Publikohet letra | Albin Kurti lut Lumir Abdixhikun për koalicion