Lajme

Detaje nga vdekja tragjike e 82-vjeçarit në Leshan të Suharekës

05/04/2025 20:57
nga:G B

Një 82-vjeçar ka vdekur në mënyrë tragjike gjatë ditës së sotme në Leshan të Suharekës.

Sipas policisë, i moshuari është djegur i tëri pasi vetura e tij u përfshi nga flakët.

Për këtë rast, detaje ka dhënë Klan Kosova, ku sipas informacioneve jozyrtare, viktima po shkonte tek vreshtat për t’i vizituar ato.

“Kur u kthye ta parkojë veturën, ajo u dogj dhe kishte mbetur brenda”, tha Berisha nga Suhareka.

Klankosova ka mësuar se 82-vjeçari është babai i Prokurorit në Departamentin e Përgjithshëm në Prokurorinë e Prizrenit, Musli Gashit.