Lajme

Raportimi për ‘rrëmbim’/ Policia: Hetimet zbulojnë se viktima ka provuar të përfitojë nga familjarët

05/04/2025 16:53
nga:G B

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rastin e rrëmbimit të një personi në Prishtinë, raporton Gazeta Blic.

“Sot rreth orës 00:45, familjarët kanë denoncuar në polici se, që nga data 30.04.2025, viktima është rrëmbyer nga persona të panjohur dhe nga ajo kohë nuk kanë pasur kontakt të drejtpërdrejtë me të. Sipas denoncimit, rrëmbyesit e pretenduar, përmes mesazheve të dërguara kanë kërkuar një shumë të caktuar të parave, në këmbim të mirëqenies së viktimës. Menjëherë pas denoncimit, specialist nga njësia e hetimeve të përgjithshme në Prishtinë, në koordinim me prokurorin e shtetit kanë filluar ndërmarrjen e veprimeve hetimore me qëllim të ndriçimit të rrethanave të ngjarjes”, kanë thënë nga Policia e Kosovës për Gazeta Blic.

Viktima është gjetur në një veturë i vetëm në Prishtinë, ku është zbuluar se ai vet  kishte dërguar mesazhet kërcënuese drejt familjes me qëllim të sigurimit të një shume të caktuar parash për përfitime personale.

“Si rezultat i hetimeve intensive dhe veprimeve të koordinuara policore, rreth orës 13:00, është arritur të lokalizohet vendndodhja e viktimës së pretendua, mashkull, rreth 45 vjeç, i cili është gjetur i vetëm në një veturë në rrugën “Vëllezërit Fazliu” në Prishtinë. I njëjti është shoqëruar për intervistim në stacionin policor dhe pas verifikimeve të kryera, është konstatuar se nuk kemi të bëjmë me veprën penale të rrëmbimit. Në fakt, personi në fjalë vetë kishte dërguar mesazhet kërcënuese drejt familjes me qëllim të sigurimit të një shume të caktuar parash për përfitime personale”, kanë thënë nga Policia.

Policia e Kosovës, në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit, është duke vazhduar ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore për zbardhjen e plotë të rastit dhe për ndjekjen ligjore të personit në fjalë, për veprimet mashtruese dhe për shqetësimin e shkaktuar familjes dhe institucioneve ligjzbatuese.

Policia e Kosovës apelon tek qytetarët që të shmangin deklarimet dhe veprimet mashtruese të cilat jo vetëm që keqpërdorin burimet institucionale, por edhe shkaktojnë panik të panevojshëm./Gazeta Blic/

 

Theret me thikë një person në Prishtinë, Policia arrestohen katër persona

Aksident në Grashticë të Prishtinës, dy persona të lënduar

Policia jep detaje për vdekjen e gruas në Liqenin e Batllavës