Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë katër persona të dyshuar për rastin “Vrasje në tentativë” në Prishtinë, ku pas një përleshje, disa persona kanë therur me thikë një person, raporton Gazeta Blic.
Lajmin e ka konfirmuar për Gazeta Blic zëdhënës i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:30, në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Prishtinë.
“Janë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarit; B, mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, K. K, mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, A. XH, mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe O. A, mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ndaj të cilëve policia ka iniciuar një hetim në drejtim të veprave penale “Vrasja në tentativë” si dhe “Lëndim i rëndë trupor” dhe me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar, të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, të njëjtit janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh”, ka thënë Agron Borovci për Gazeta Blic.
Policia jep detaje për vdekjen e gruas në Liqenin e Batllavës
Aksident në Grashticë të Prishtinës, dy persona të lënduar


