Dy persona janë lënduar në një aksident trafiku mes dy veturave në fshatin Grashticë, të Komunës së Prishtinës, raporton Gazeta Blic.
Lajmin e ka konfirmuar për Gazeta Blic Agron Borovci, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prishtinës.
“Sot rreth orës 11:30, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në fshatin Grashticë, të Komunës së Prishtinës. Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërkaq dy persona kanë kërkuar ndihmën mjekësore. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ka ndërmerr masat e nevojshme për lehtësimin e qarkullimit rrugor si dhe ka nisur punën për hetimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, deklaroi Borovci./Gazeta Blic/
Policia jep detaje për vdekjen e gruas në Liqenin e Batllavës


