Lajme

Latifi: Kosova po humb rrugën në oborrin e vet, ndërsa Vuçiqi po përpiqet të hapë rrugë drejt Shtëpisë së Bardhë

05/04/2025 11:03
nga:Genita C

Profesor Blerim Latifi ka komentuar me ironi situatën politike në rajon, duke theksuar situatën e vështirë të Kosovës. Ai e krahasoi presidentin serb, Aleksandar Vučić, me një person që përpiqet të hapë rrugë për vete, duke shfrytëzuar marrëdhëniet me aktorët globalë si SHBA, Kina, Rusia dhe BE, raporton GazetaBlic.

Latifi e kritikoi këtë strategji, duke theksuar se Serbia ka humbur orientimin për shkak të përpjekjeve për të përfituar nga të gjitha palët, ndërkohë që në Kosovë, politikanët po vështirësohen të gjejnë një rrugë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Ai tha se, përkundër përpjekjeve për të shkuar drejt Shtëpisë së Bardhë, Kosova ka humbur edhe rrugën në oborrin e vet, duke e kritikuar situatën politike dhe mungesën e koordinimit të brendshëm.