Lajme

Si e mori nofkën ‘Tezja e UÇK-së’? Flet Hate Rexhaj

05/03/2025 21:59
nga:Y I

Hate Rexhaj ka qenë e ftuara për sonte në emision “Oxygen”.

Asaj që nga koha e luftës e ka marrë nofkën “Tezja e UÇK-së”.

E sonte ajo vendosur që të tregojë se si dhe kur e mori këtë nofkë.

“Unë e kisha një hallë, u martua në Kosovë ajo dhe gjithë djemtë dhe vajzat e saj ikën në luftë, e vinin në Shqipëri, atje me luftu te tanë. Nipat dhe mbesat e hallës teme, edhe ata më thërrisnin teze, edhe të gjithë ushtarët filluan me më thirr teze, më mbeti emri “Teze”, u shpreh ajo.