Lajme

5 të plagosur në Laç, Gjoni: Plumbat nuk po kursejnë as kalimtarët e rastësishëm, policia ti dalë zot rendit

05/03/2025 16:52
nga:Y I

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Lezhë, Gjin Gjoni, ka reaguar me një shënim në faqen e tij në facebook pas plagosjes së 5 personave të Laç.

“Jam i tronditur nga kjo ngjarje e rëndë dhe uroj shërim të shpejtë për të plagosuri”.

“I kërkoj autoriteteve të hetojnë dhe të zbardhin rrethanat e plota të kësaj ngjarje shumë të rëndë dhe të marrë masa për të garantuar qytetarët për rendin dhe sigurinë”. shkruan Gjoni.

Postimi:

5 të plagosur në mes të Laçit, plumbat nuk po kursejnë as kalimtarët e rastësishëm, Policia ti dalë zot rendit!

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Laç ku 5 persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri në afërsi të Gjykatës dhe Prokurorisë që Rilindja i ka mbyllur.

Informohem se mes të plagosurve është dhe një grua në moshë që shiste qirinj në anë të rrugës që të çon tek Kisha e Shna Ndout.

Jam i tronditur nga kjo ngjarje e rëndë dhe uroj shërim të shpejtë për të plagosuri.

I kërkoj autoriteteve të hetojnë dhe të zbardhin rrethanat e plota të kësaj ngjarje shumë të rëndë dhe të marrë masa për të garantuar qytetarët për rendin dhe sigurinë.