Gazetari Arsim Lani, në një intervistë për GazetaBlic, ka reaguar pas publikimit të raportit të Reporterëve pa Kufij, ku Kosova renditet në vendin e 99 sa i përket lirisë së shtypit dhe shprehjes.
Ai tha se ky pozicion nuk e ka befasuar, pasi gjendja në të cilën punojnë gazetarët në Kosovë është tashmë e njohur për të gjithë brenda profesionit.
Lani tregon tash e 20 vitë gjatë periudhës që ai punon si gazetarë, asnjëherë më parë nuk ka përjetuar më shumë vështirësi.
“Nuk më befasoj renditja e Kosovës kaq poshtë sa i përket lirisë së shprehjës, realisht ne si gazetarë të gjithë e dimë se cila është gjendja dhe cili është ambienti në të cilin punojnë gazetarët këtu në Kosovë. Neve na vie keq kur edhe bota e merr vesh sesa poshtë jemi me lirinë e shtypit dhe shprehjes. Ka qenë e pritshme për mua, nuk ka qenë befasuese ka qenë për keqardhje, sepse unë punoj gazetar tash e 20 vite, kurrë në jetën time nuk kam pas vështirësi më të mëdha me zhvillu profesionin sesa në këtë periudhë. Kurrë më herët nuk jam ni i fyer, i kërcënum, i poshtëruar nga pushteti nga eksponentët e LVV sesa tash. Ma lehtë e përballoj një sulm fizik sesa fyerjet në baza kombëtare, a ka fyerje më të madhe për një gazetar me i thënë je bashkëpunëtor i Serbisë, me i thënë ty të paguan Serbia e Rusia, mua nuk më pengojnë fyerjet por më motivojnë më shumë me punu dhe me ua dëshmu të kundërtën“, tha ai.
Tutje ai thotë se gazetarët nuk presin që të kenë raporte të mira me pushtetin, por problemi është se pse duhet të na sulmojnë dhe të na shohin si armiq ku edhe na krahasojnë me Serbinë dhe na quajnë bashkëpunëtorë të tyre.
“Na gazetarët nuk presim që me pas raporte të mira me pushtetin, vazhdimisht kemi pas probleme me pushtetin sepse kjo është puna jonë, jemi pushtete të ndara. Nuk pres që pushteti të na vlerësoj gazetaerët, atëherë ne kemi dështu si gazetarë, problemi është pse neve duhet të na shohin si armiq, të na sulmojnë, pse duhet të na krahasojnë me Serbinë dhe të na quajn bashkëpunëtorë të tyre, kjo është shqetësimi im, përkundër këtyre ne nuk ndalemi”, u shpreh Lani.
Sa i përket deklaratës së deputetës së VV-së, Arbreshë Kryeziu ku për këtë renditje fajson AGK, Lani thotë se është për keqardhje pasi me sulmet e tyre e kanë rendit Kosovën në vendin e 99, sipas tij ndoshta Dejona Mihali mund të ketë ndërhyer që edhe ta largoj atë postim.
“Është për keqardhje, e kanë rendit Kosovën në vendin e 99 me qasjen e tyre, me sulmet e tyre dhe çka bëjnë e sulmojnë AGK, është për keqardhje. Më duket se e kish hjek atë postim se garant i ka thënë Dejona Mihali, hjeke se u bëm horë” shtoi ai.
Sipas tij fajtori kryesor për këtë punë është qeveria e Kosovës në krye me Albin Kurtin, ku edhe pati kritika për qasjen e qeverisë së Kurtit ndaj mediave dhe lirinë e shprehjes.
“Është shqetësuese por uroj që ndoshta rankimi i Kosovës kaq poshtë ndoshta ka me qenë një mesazh i mirë për institucionet që me ndryshu pak, sepse fajtori kryesor për këtë punë për këtë renditje kaq poshtë është qeveria e Kosovës në krye me Albin Kurtin. Vrasja nuk është vetëm me plumb, vrasja është për mua kur thotë ti je bashkëpunëtorë i Serbisë, ti paguhesh nga Vuçiqi, kjo është vrasje më shumë sesa plumbi. Kjo tregon se cila është qasja dhe cila është mendësia e Albin Kurtit dhe LVV”, u shpreh tutje.
Për fund Lani thekson se qeveria duhet ti le gazetarët të lirë ta bëjnë punën e tyre dhe ta vlerësojnë punën e tyre, ku shton se asnjë pushtet nuk i do gazetaret por as nuk i sulmon.
“Qeveria vec duhet me i lënë të lirë gazetarët të bëjnë punën e tyre, dhe ta vlerësojnë punën e gazetarëve edhe kur është kritike ndaj tyre sepse kështu përmirësohet. Asnjë pushtet nuk i do gazetarët por nuk i sulmon. Problemi është mendësia që është kriju në këtë vend”, përfundoi ai për GazetaBlic.


