Lajme

Kryeministri në detyrë: Që nga fillimi i qeverisjes po punojmë në dy kahje – punësim dhe dinjitet në punë

05/01/2025 19:36
nga:Genita C

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në mesazhin për Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve theksoi përparimin e bërë në rritjen e punësimit dhe përmirësimin e kushteve të punës në Kosovë, raporton GazetaBlic.

Ai përmendi uljen e papunësisë nga mbi 25% në më pak se 11%, rritjen e pagës minimale, si dhe trefishimin e numrit të inspektorëve të punës.

Megjithatë, Kurti pranoi se sfidat mbeten dhe theksoi nevojën për më shumë organizim sindikal dhe vazhdim të përpjekjeve për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve.