FIGC ka publikuar një njoftim zyrtar pas marrëveshjeve për pranimin e fajësisë nga palët e ndryshme të përfshira në hetimin e ultrasve për marrëdhëniet midis disa lojtarëve dhe trajnerëve të Interit dhe Milanit dhe udhëheqësve të tifozëve.
Hakan Calhanoglu dhe Simone Inzaghi denohen me nga një lojë dhe nuk do të jenë të pranishëm në Inter-Hellas Verona të shtunën, teksa u bënë të ditura edhe masat e tjera që përfshijnë klubet. Interi u gjobit me 70 mijë euro, Milani me 30 mijë.
Më poshtë janë të gjitha sanksionet:
“• 1 (një) ndeshje skualifikimi për t’u vuajtur në kampionatin aktual dhe një gjobë prej 30,000 € (tridhjetë mijë/00) për Hakan CALHANOGLU,
• 1 (një) ndeshje skualifikimi për t’u vuajtur në kampionatin aktual dhe një gjobë prej 15,000 € (pesëmbëdhjetë mijë/00) për Simone INZAGHI,
• 30 (tridhjetë) ditë skualifikim dhe një gjobë prej 14,500 eurosh për Claudio SALA-n,
• 30 (tridhjetë) ditë skualifikim dhe një gjobë prej 14,500 eurosh për Massimiliano SILVA-n,
• 14,500 euro për Javier Adelmar ZANETTI-n,
• 30 ditë skualifikim dhe një gjobë prej 13,000 eurosh për Fabio PANSA-n,
• 70,000.00 € gjobë për FC INTERNAZIONALE MILANO,
• 30,000.00 € gjobë për AC MILAN”.
/GazetaBlic Sport


