Lajme

Memli Krasniqi: Për Albin Kurtin më e rëndësishme është Albulena Haxhiu se Kosova

05/01/2025 11:07
nga:Sh R

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi është shprehur i shqetësuar me insistimin e Vetëvendosjes që Albulena Haxhiu të votohet për kryeparlamentare të Kuvendit.

Ai shprehu madje keqardhje sesi u propozua votimi i fshehtë kur ka vetëm një kandidat, transmeotn klankosova.tv.

”Ata shkuan sot edhe bënë shkelje të hapur kushtetuese. Absolutisht e paligjshme dhe jokushtetuese. Po më vjen keq në çfarë pozite po e vendosin Avni Deharin veç po e përdorin”.

”Po më vjen keq se për Albin Kurtin më e rëndësishme është Albulena Haxhiu se Kosova”.

”Është e turpshme, e pahijshme, është fyese për qytetarët që e kanë votuar. Ka kuptim votimi i fshehtë kur janë dy kandidatë, por në këtë situatë jo. Edhe këta janë duke e kuptu që janë ka bohen horë. Nuk kalon Albulena Haxhiu, e din Kurti – secili deputet, secili votues i Albin Kurtit. Nëse nuk e dijnë ua tregoj: Nuk kalon Albulena Haxhiu, pikë…