Lajme

Nis takimi Kurti-Krasniqi

05/01/2025 08:41
nga:G B

Memli Krasniqi, kryetari i Partisë Demokratike të  Kosovës, i ka shkuar sot në takim Albin Kurtit, kryeministrit në detyrë, pas ftesës që i kishte dërguar për të diskutuar rreth konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Pos Krasniqit, Kurti në takim e ka ftuar edhe kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun, po ai nuk do të jetë i pranishëm, pasi është jashtë shtetit.

Përmbajtja e ftesës së Kurtit nisi ”me qëllim konstituimin e Kuvendit”, duke përfunduar tek ideja e zgjedhjes së nënkryetarëve.

Më 29 prill, Kuvendi i Kosovës e pati tentativën e tetë për konstituimin e Kuvendit – Albulena Haxhiu nuk i mori votat për kryeparlamentare për të gjashtën herë.

 

Sot takohen Albin Kurti e Memli Krasniqi