Lajme

Sot takohen Albin Kurti e Memli Krasniqi

05/01/2025 07:08
nga:G B

Kryeministri në detyrë Albin Kurti do të takohet sot me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, raporton Gazeta Blic.

Takimi do të mbahet nga ora 08:30, në Kuvendin e Kosovës, Salla N-204.

Kurti ka ftuar në takim edhe kreun e LDK-së, Lumir Abdixhikun, por ftesa është refuzuar.

Takimi i paraprin seancës së radhës, që do të jetë përpjekja e nëntë për konstituim të Kuvendit./Gazeta Blic/

Memli Krasniqi pranon t’i shkojë në takim Kurtit

LAJMI I FUNDIT | Albin Kurti thërret për konsultime Memli Krasniqin e Lumir Abdixhikun