Lajme

Ngjarjet për ditën e sotme

05/01/2025 07:04
nga:G B

Ngjarjet e ditës: 01 maj 2025

08:30
Takimi i ftuar nga kryeministri në detyrë Albin Kurti me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, dhe kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku. (Kuvendi i Kosovës, Salla N-204)

10:00
Mbahet vazhdimi i nëntë i seancës për konstituimin e legjislaturës së nëntë. (Kuvendi i Kosovës, salla e mbledhjes plenare)

11:00
Komiteti Paralimpik i Kosovës pret presidentin e Komitetit Paralimpik Evropian, Raymon Blondel, ku do të organizohet aktiviteti i Para Volejboll. (Pallati i Rinisë dhe Sporteve, Prishtinë)

12:00
Sindikata e Re e KEK-ut organizon protestë në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve. (Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë)

12:00
Kolektivi Feminist, Qendra Sociale “Përpjekja”, aktiviste/ë të pavarur në koordinim me sindikatat e punëtorëve organizojnë marsh protestues për Ditën Ndërkombëtare të Punës. (Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë)

13:00
Përfaqësues të Komitetit Paralimpik të Kosovës dhe presidenti i Komitetit Paralimpik Evropian, Raymon Blondel, mbajnë konferencë për media. (Hotel Sirius, Prishtinë)