Analistja Afërdita Maliqi në “Rubikon me Adriatik Kelmendin” tha se ftesa e Kurtit për takim me PDK-në dhe LDK-në është e pasinqertë.
Ajo përmendi edhe pjesën e fundit të letrës kur Kurti është nënshkruar si kryetar i LVV dhe kryeministër.
“Vet ftesa është jo e sinqertë në mënyrën si është shkruar dhe artikuluar dhe mënyrën se si në fund e shkruan edhe kryetar i LVV edhe kryeministër në detyrë, kur e di se të dy partitë po bëjnë zhurmë se pse ky po e mban pozitën si kryeministër në detyrë. Kjo tregon që kemi të bëjmë më një ftesë që është thike me dy teha”, tha Maliqi.
Tutje, ajo tha se PDK ka të drejtë që nuk e voton emrin e Albulena Haxhiut.


