Sporti

Tifozët e Barcelonës me përkrahje masive për skuadrën e tyre

04/30/2025 19:11
nga:Mergim Rreci

Ndeshja e parë gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve midis Barcelonës dhe Interit do të luhet në stadiumin olimpik Montjuic në Barcelonë sonte nga ora 21:00.

Barcelona vjen nga një formë e mirë, pasi fitoi Kupën e Mbretit në vikend, teksa Interi nuk është aspak në formë, pasi ka humbur tri ndeshjet e fundit.

Tifozët e skuadrës spanjolle po krijojnë një atmosferë fantastike para ndeshjes, duke dhuruar mbështetje të madhe për ekipin e tyre të zemrës.

VIDEO.